Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Milionat për Kryetarin, varfëri për qytetarin”: Petrit Hajdari kërkon hetime urgjente për audio-skandalin në Drenas

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër pas publikimit të një audio-incizimi tronditës ku, sipas tij, kryetari në largim dëgjohet duke bërë pazare me tokat e komunës sikur të ishin pronë personale.

“Ai që thirrej në qeverisje me duar të pastra, tash po del se duart i ka pasur thellë në xhepat e qytetarëve të Drenasit. Ky është skandal i paprecedentë. Ky është turp institucional. Ky është abuzim flagrant me detyrën publike dhe me pronën e qytetarëve,” ka theksuar Hajdari.

MGID Paragrafi 2

Në reagimin e tij, ai ngriti kontrastin mes shifrave marramendëse që dëgjohen në incizim dhe realitetit të përditshëm të qytetarëve.

Hajdari tha se kjo është fyerje për çdo familje të komunës.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nëse brenda pak minutave dëgjojmë miliona që ndërrojnë vend, imagjinoni sa pazare të tjera janë bërë gjatë 10 viteve të fundit, larg syve të qytetarëve! Nuk është se s’kishte dyshime, vetëm se tani po e dëgjojmë me veshët tanë”, tha Hajdari.

Duke bërë thirrje për veprim urgjent të drejtësisë, ai u shpreh.

“Ftoj organet e drejtësisë që të marrin menjëherë këtë rast në shqyrtim, ta hetojnë deri në fund dhe t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me detyrën dhe me besimin e qytetarëve. Ky është detyrim ligjor e moral dhe çdo vonesë është bashkëfajësi.”

Reagimi i plotë:

Artikull i sponzorizuar