Politik

Ministri belg e vlerëson konstruktiv takimin me Maqedoncin, rikonfirmon mbështetjen

 
   

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes në detyrë të Kosovës, Ejup Maqedonci.

Përmes një postimi në platformën “X”, Francken ka bërë të ditur se gjatë takimit ka përshëndetur akreditimin e ardhshëm të atasheut të parë të mbrojtjes së Kosovës në Bruksel.

Po ashtu, sipas tij, gjatë bisedës është diskutuar edhe për bashkëpunimin industrial në fushën e mbrojtjes ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës.

Francken ka shtuar se Belgjika ka rikonfirmuar mbështetjen për proceset e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, në përputhje të plotë me qasjen e saj të balancuar për ruajtjen e stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Një bisedë shumë konstruktive sot me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Përshëndeta akreditimin e ardhshëm të atasheut të parë të mbrojtjes së Kosovës në Bruksel dhe diskutova për bashkëpunimin industrial në fushën e mbrojtjes ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës. Belgjika vazhdon të mbështesë proceset e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, plotësisht në përputhje me qasjen tonë të balancuar për stabilitetin rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme