Lajme

Miratohet kredia për vazhdimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë

Është miratuar nga Komisioni për Buxhet marrëveshja kredi prej 13 milionë euro për vazhdimin e një segmenti të rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

“Punët që do të financohen janë seksioni Smrekonicë – Mitrovicë me gjatësi prej pesë kilometrash, ku ndërtimi i dy korsive shtesë, dy korsive të emergjencës dhe katër kryqëzimeve janë të parapara të mbulohen përgjatë këtij segmenti. Vlera totale e financimit është 53 milionë rijal saudit, apo e konvertuar në 13 milionë euro ndërkaq pjesa tjetër prej 3.7 milionë euro do të jenë financim nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se kohëzgjatja e kredisë do të jetë për 20 vjet.

Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e Zubin Potokut

Komisioni për Buxhet ka miratuar buxhetin për komunën e Zubin Potokut për vitin 2026.

3.6 milionë euro është vlera e buxhetit për këtë komunë, e cila nuk ka arritur të procedohej me kohë.

“Bëhet fjalë për buxhetin e komunës së Zubin Potokut, i cili nuk ka arritur të miratohej e procedohej në kohë, para se ligji për ndarje buxhetore të miratohej në lexim të dytë dhe hynte në fuqi. Megjithatë ligji për menaxhimin e financave publike e ka menduar edhe këtë skenar…Në tërësi buxheti është 3.6 milionë euro”, tregoi Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Të Ngjashme