Veprimtari shqiptar nga SHBA, Ramazan Bekteshi ka reaguar pas polemikave të fundit që përfshijnë raportet Shqipëri–Kosovë dhe zhvillimet rajonale. Debati u nxit nga raportimet se qeveria shqiptare kishte shpallur “non grata” Donika Gërvalln, pas kritikave të saj të drejtpërdrejta ndaj Edi Ramës për afrimin dhe bashkëpunimin e tij me Aleksandar Vuçiqin.
Edhe pse këto raportime janë hedhur poshtë nga autoritetet në Tiranë, ato kanë intensifikuar debatet politike në rajon. Në këtë kontekst, Bekteshi ka reaguar ashpër, duke kritikuar hapur raportet Rama–Vuçiq dhe paraqitjet e tyre të përbashkëta, përfshirë edhe shkrimin e fundit në media ndërkombëtare, përcjell “Bota sot”.
Ai i ka cilësuar këto veprime si të dëmshme dhe të rrezikshme për interesat e Kosovës, duke i dhënë edhe më shumë peshë përplasjes së qëndrimeve rreth qasjes ndaj Serbisë dhe rrugës drejt integrimit evropian.
Shkrimi i plotë
Misioni i frikshëm i Ramës!
Rama, pas aplikimit në BE me Vuçiqin, ai sërish shfaqet me Vuçiqin në Frankfurter Allgemeine Zeitung tani si bashkëautor i shkrimit me kriminelin, titulluar: “Na lejoni të hyjmë në BE – edhe pa të drejtë vetoje”.
Rama e harroi vërejtjen e BE-së ndaj Serbisë, se rruga e saj për BE kalon përmes Kosoves duke kryer edhe një akt trathtie të radhës kundër Kosovës. As Kurti as Vjosa nuk reaguan, që të mos hynë në konflikt me këtë tradhtar, por Donika s’ia la për nesër. Dikush duhej t’ia përplaste, derisa ai vazhdoi me trathtinë e radhës.
