Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mitrovica gati për Lojërat Mesdhetare 2030, drejt përfundimit stadiumi “Adem Jashari”

 
   

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

Ai tha se po vazhdohet me zbatim serioz të planit investiv, ndërsa stadiumi olimpik “Adem Jashari” po shkon drejt përfundimit dhe pritet të jetë shtëpia e dytë ndërkombëtare e ekipit të Kosovës.

Çeku së bashku me kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Peci, kanë parë nga afër ecurinë e punimeve.

Postimi:

📍Mitrovica do të jetë një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare që mbahen në vitin 2030. Vazhdojmë me përkushtim e seriozitet të zbatojmë planin investiv të Lojërave, për një organizim të shkëlqyer.

🏟️ Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po bëhet, ekipi i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtëpinë e dytë të pranuar ndërkombëtarisht. Me kryetarin e sapozgjedhur të Mitrovicës, Faton Peci, pamë nga afër punimet.