Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mjaft është mjaft!”, Agim Bahtiri reagon për zhvillimet e fundit në Kuvend

 
   

Deputeti nga radhët e LVV-së, Agim Bahtiri ka reaguar ashpër në lidhje me bllokimi që është shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se tani është mjaft dhe nuk duhet të mbahet peng Kuvendi, pasi qytetarët kanë votuar për shpresë dhe jo bllokim.

“A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?

Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!” – shkroi Bahtiri për “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Mjaft është mjaft!

Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng.

Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti.

Mjaft më!

Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë.

Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet.

U drejtohem opozitës:

Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik!

A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?

Kosova nuk është lodër politike. Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak!

AB