
Pas dështimit për të dhjetën herë radhazi të seancës së Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, profesori dhe analisti Binak Maxharraj ka reaguar ashpër ndaj kësaj situate, duke e quajtur turp të madh institucional.
Ai ka propozuar masa drastike, duke thënë se hyrjet dhe daljet e Kuvendit duhet të bllokohen, në mënyrë që deputetët të mos dalin pa e kryer detyrën e tyre.
“Turpi s’paska birë, siç thotë populli. Mjaft më, sepse u bëmë përrallë e Zotit,” shkroi Binaku, duke theksuar se nëse nuk vepron Presidentja për të zgjidhur ngërçin, atëherë duhet të intervenojë Ushtria e Kosovës.
Ai ironizoi duke sugjeruar që deputetëve brenda t’u servohen “bureka apo qibapa” derisa të përmbushin detyrimin kushtetues.
Reagimi i plotë:
DESHTOI EDHE SEANCA E DHJETË E PARLAMENTIT…?!
Të mbyllën hyrjet e daljet e Paralementit te Kosovës që të mos dalin deputetët përderisa nuk e zgjedhin kryeparlamentarin. Mjaft më sepse u bëmë përralla e zotit.
Për herë te dhjetë dështoi seanca për zgjedhjën e e kryparlamentarit nga radha e LVV që për propozim ka Albulena Haxhiun, një aktiviste e denjë në këtë parlament.
Turp, por turpi sipas deputetëve s’paska birë siç thotë populli.
Kjo situatë nuk mund të vazhdoi në pa kufijë:
-Ose duhet te intervenoi presidentja për zgjedhjen e këtij ngërçi politik, ose
-Ushtria e Kosovës të bllokojë hyrjet dhe daljet nga Kuvendi që të mos dalin deputetët derisa të zgjedhin kryeparlamentarin, por deputetëve mbrenda duhet t’u servohën bureka apo qebapa përderisa të kryejnë punën e vetë.