Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moment historik: Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia njohin zyrtarisht shtetin e Palestinës

Në një zhvillim historik, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanada kanë njoftuar se e kanë njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Kryeministri britanik, Keir Starmer , njoftoi të dielën njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar, në atë që shihet si një ndryshim i madh në politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse kryesisht simbolik.

Kjo vjen menjëherë pasi Kanadaja dhe Australia vendosën të njohin Palestinën si shtet sovran.

Kryeministri australian, Anthony Albanese , tha se Australia njeh “aspiratat legjitime dhe të kahershme të popullit të Palestinës për një shtet të vetin”.

Të dielën Kanada poashtu njoftoi se ka njohur shtetin e Palestinës, duke u bërë vendi i parë i G7 që njeh një shtetin palestinez.