Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mori pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, Kurti: Do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur

 
   

Në mesin e shumë liderëve botërorë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë kryesore mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u mbajt në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Në këtë ceremoni morën pjesë qindra delegacione nga e gjithë bota dhe qindra mijëra qytetarë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Papa Françeskut. E pranishme gjithashtu ishte presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu. Së bashku, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut.

Kryeministri dje përcolli mesazhin e tij ngushëllues në librin elektronik të ngushëllimeve të Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Në mesazhin e tij, kryeministri u shpreh se Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social, dhe se ai e udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.