Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos luaj me flamurin, moj Hikmete” – reagim i ashpër nga Gani Mehmetaj

 
   

Heqja e flamurit kombëtar shqiptar nga ambientet e Kuvendit të Kosovës nga deputetja Hikmete Bajrami ka shkaktuar reagime të ashpra në opinionin publik. Ky veprim është cilësuar si “akt i turpshëm” dhe “fyerje ndaj simbolit kombëtar”, duke u krahasuar me djegien e flamujve të Dardanisë nga militantë të mëparshëm.

Publicisti Gani Mehmetaj ka thënë se flamuri shqiptar është simbol për të cilin janë flijuar mijëra njerëz dhe se përdhosja e tij nuk mund të justifikohet politikisht. Sipas tij, Bajramit i është kërkuar të kërkojë falje publike për veprimin e saj.

Postimi i plotë:

Me flamurin kombëtar nuk guxon të tallësh moj Hikmetja e Bajramit

A do t’ia këndojnë edhe Hikmetës (Bajramit)një këngë trimërie me qifteli, sepse e hoqi flamurin kombëtar shqiptar nga Kuvendi i Kosovës? Akt më të turpshëm nuk kam parë në njëzetë vjetet e fundit. Vetëm militanti i PDK-së ia kalon kur i dogji flamujt e Dardanisë në qendër të Prishtinës.

Mos luaj moj Hikmete me simbole kombëtare. Kanë vdekur mijëra burra në Dardani dhe janë burgosur mijëra të tjerë për atë flamur. Ai flamur është flamur i Gjergj Kastriotit që të tallësh ti mizorisht me te.

Pendohu e kërko falje publike nëse nuk është vonë.