Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Mos na tregoni përralla”, vendosen pankarta proteste në hyrje të Kuvendit kundër ngërçit politik

Një qytetar ka vendosur disa pankarta në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në prag të mbajtjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e shndërruar këtë veprim në një formë proteste ndaj bllokimit politik që ka pamundësuar funksionalizimin e Kuvendit tash e disa muaj.

Në pankarta, ai ka shprehur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj deputetëve dhe klasës politike. Në njërën prej tyre shkruhet: “Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića e me arusha. Zhbllokone Kuvendin nisjani punës!”. Ndërsa një pankartë tjetër, e shkruar në gjuhën serbe, përmban mesazhin: “Branislave, želim ti brz i srećan oporavak” (Branislav, të uroj shërim të shpejtë dhe të lumtur).

MGID Paragrafi 2

Artikull i sponzorizuar