Lajme

“Mos u bën kastravec këtu”, Besian Mustafa thotë se u ofendua nga një deputet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së, Besian Mustafa në një postim të tij në Facebook thotë se është ofenduar nga deputeti Egzon Azemi.

Mustafa tregon se ishte duke diskutuar me deputetin Ardian Gola, derisa Azemi kishte ndërhyrë në diskutimin e tyre.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën.

Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri.

I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë.

Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”.

Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai.

Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj.

Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai.

I juaji përherë,

Besiani

Të Ngjashme