Lajme

Mosemërimi i gjithë anëtarëve të KQZ-së/ Avokati kritikon vendimin e Osmanit – ja çfarë i përmend nga e kaluara!

Presidentja Vjosa Osmani së fundmi ka ndërmarr disa veprime të cilat kanë sjellur reagime të mëdha në opinonin publik.

Vendimi i presidentes Vjosa Osmani për të mos emëruar një anëtar të PDK-së në KQZ dhe dërgimin e kësaj çështje për interpretim në Gjykatë Kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në vend. Derisa Partia Demokratike e Kosovës dhe shoqëria civile e kanë kritikuar ashpër shefen e shtetit, Osmani është munduar të arsyetoi veprimin e saj.

Koalicioni i organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV) ka reaguar ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të dërguar në Kushtetuesen çështjen e emërimit të anëtareve të KQZ-së.

Përmes një deklarate për media, DnV e ka kundërshton vendimin e shefes së shtetit.

Sipas këtij koalicioni, veprimi i presidentes e vonon kompletimin e KQZ-së në një moment kur funksionaliteti i këtij institucioni është thelbësor për integritetin e proceseve zgjedhore.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Ardian Bajraktari.

Juristi thotë qse kjo kërkesë duket të jetë një përpjekje për të fituar kohë, pasi Gjykata Kushtetuese nuk trajton çështje të ngritura në formë pyetjeje dhe palët mund të veprojnë vetëm kur ka vendimmarrje konkrete.

Image
Ardian Bajraktari

Ai gjithashtu thekson se kërkesa është në kundërshtim me Kushtetutën (neni 139) dhe bie ndesh me praktikën e mëparshme të zonjës Osmani, e cila më parë nuk ka realizuar kërkesa të ngjashme.

“Një tentativë e tillë është për të blerë kohë, sepse tashmë që nga viti 2018 dihet se Gjykata Kushtetuese nuk i trajton çështjet e adresuara në formë të pyetjeve. Mirëpo, palët e autorizuara mund të dërgojnë çështje vetëm kur ka vendimmarrje, qoftë nga përmbajtja apo nga procedura, në rast se është ndjekur dhë është në përputhje me Kushtetutën.

Për më tepër, vlerësoj se një kërkesë e tillë, përveçse është në kundërshtim me Kushtetutën, përkatësisht me nenin 139 të saj, bie ndesh edhe me praktikën dhe veprimet që ka ndërmarrë zonja Osmani, sepse siç dihet, edhe në vitin 2021 ka pasur kërkesa të tilla, mirëpo ato në fakt nuk janë realizuar nga ana e zonjës Osmani”, u shpreh ai.

Avokati tutje thekson që mungesa e vullnetit dhe gatishmërisë nga ana e Vjosa Osmanit ka penguar kompletimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa vendimmarrja e këtij institucioni nuk pritet të ketë probleme për pjesën tjetër të anëtarëve.

Prandaj, vlerësoj se kemi të bëjmë me mungesë vullneti dhe gatishmërie nga ana e saj për ta adresuar këtë çështje dhe, si pasojë, natyrisht që do të kemi mungesë të kompletimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërsa sa i përket vendimmarrjes së këtij institucioni, besoj se nuk do të ketë telashe, për faktin se, siç dihet, përkatësisht është thënë publikisht, i njëjti do të emërohet me pjesën dërrmuese të anëtarëve, përveç një anëtari i cili tashmë është kontestuar sipas presidentes. Se do të ti takojë LVV e që sipas bindjes time dhe në referencë të nenit 139, do duhej t’i takonte subjektit të tretë, në rastin konkret PDK-së”, përfundoi avokati Bajraktari për “Bota sot”.

Të Ngjashme