
Orët e paradites do të jenë; nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të dendura do të paraqiten zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites; ti bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimalet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi; kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do te gjenerohet dallgëzim i ulët.
Kosova
Territori i Kosovës do të paraqitet nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë prezencë të kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore, ndërsa kthjellime të theksuara priten në Jug – Jugperëndim të Kosovës; Pasditja; do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin, por nuk priten reshje.
Ndërkohë; temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 4°C minimalja e shënuar në qytetin e Podujevës deri në 20°C vlera maksimale e cila do të shënohen në Gjakovë.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 38 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor
Maqedonia e Veriut
Republika e MV do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta gjatë gjithë paradites ku më të theksuara; vranësirat do të paraqiten në zonat Perëndimore dhe Veriperëndimore.
Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e MV, ku më të dukshme parashikohet të jenë në zonat Perëndimore, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 22°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë 38 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Europa
Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qendre të fuqishme Ciklonare në Veriperëndim të Kontinentin me ndikim deri në Qendër të Europës; do të sjellë; në ishujt Britanikë; Europën Qendrore si edhe zonën e Alpeve; vranësira dhe reshje shiu të dendura shiu e dëbore në Alpe.
Po ashtu; rajoni i Baltikut si edhe Europa Veriore do të vijojnë nën ndikimin e një sistemi frontal duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku herë pas here do të jenë intensive, ndërsa gadishulli Iberik; gadishulli i Ballkanit; gadishulli Peloponez si edhe Brigjet e Detit të Zi do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta.
*KryesoreEmisioneMotiMoti në KosovëMoti në Maqedoninë e VeriutMoti në Shqipëri europakosovamaqedonia e veriutmotishqiperi