Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Mot i ndryshueshëm, ja si do të jenë temperaturat në fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.

IHMK njofton se, kjo situatë vjen si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diel.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona. Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se ditëve në vazhdim do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.


Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual