Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Moti i keq në Shqipëri, reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje në Lezhë

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë ka përfshirë vendin, ndërsa në Lezhë janë regjistruar edhe përmbytje.

Bëhet me dije se janë përmbytur disa zona kryesore, përfshirë bulevardin “Gjergj Fishta” dhe bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja.

MGID Paragrafi 2

Niveli i ujit ka arritur deri në 30 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke e bërë të vështirë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata e rënduar nga moti i keq ka sjellë edhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ku probleme janë raportuar edhe në zonën turistike të Shëngjinit.

Moneytizer Paragrafi 4

Autoritetet lokale po ndjekin nga afër zhvillimin e situatës për të marrë masat e nevojshme.

Artikull i sponzorizuar