2
Tragjedia e rëndë që ndodhi në segmentin Delvinë–Sarandë ka lënë të shokuar gjithë opinionin publik.
Dy motrat e reja, Elvisa dhe Rozina Dhimaku, vetëm 22 dhe 20 vjeçe, humbën jetën në çast, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur rëndë. Vajzat kishin marrë rrugën drejt spitalit të Sarandës për të vizituar vëllain e tyre të vogël, vetëm 10 vjeç, i cili ishte shtruar për shkak të një diagnoze të rëndë me leukemi. Fatkeqësisht, ato nuk arritën kurrë tek ai – një udhëtim dashurie e kujdesi për vëllain e vogël u shndërrua në tragjedi.
MGID Paragrafi 2
Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “kam parë një ëndërr të keqe”. Fatkeqësisht rruga e tyre drejt vëllait u u pre në mes.
Përballë tyre, fati i pamëshirshëm solli një 23-vjeçar, i cili, sipas hetimeve të para, ngiste makinën në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë. Në një moment të tmerrshëm, ai doli nga korsia e tij dhe u përplas kokë më kokë me mjetin ku udhëtonin tre vajzat. Përplasja ishte fatale: mjeti i tyre u shkatërrua plotësisht, dhe motrat nuk patën asnjë shans shpëtimi.
Moneytizer Paragrafi 4
Dhimbja është e pamasë për familjen Dhimaku. Brenda natës, prindërit u detyruan të përballen me humbjen e dy bijave të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë duhet të qëndrojnë të fortë pranë djalit të vogël, i cili as nuk arriti t’i shihte motrat për herë të fundit. Dyert e mortit janë hapur për Elvisën dhe Rozinën, ndërsa lotët dhe vajet nuk pushojnë në oborrin e familjes.
Ky aksident i tmerrshëm është një kujtesë e dhimbshme për pasojat e drejtimit të makinës në mënyrë të papërgjegjshme. Dy jetë të reja, plot ëndrra dhe shpresa, u shuan brenda pak sekondash, duke lënë pas vetëm trishtim, kujtime dhe një boshllëk që askush nuk mund ta mbushë.
Artikull i sponzorizuar
aksident me fatalitethumbën jetënDy motrat e rejaElvisa dhe Rozina DhimakuVëllai 10 vjeçar me leukemi