Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​MPJD konfirmon masën e paraburgimit për shtetasin Lulzim Halili

 
   

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se Gjykata e Lartë e Beogradit, përkatësisht Departamenti për Krime të Luftës i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditë shtetasit të Kosovës Lulzim Halili, i arrestuar nga autoritetet serbe më 22 korrik 2025, raporton kp.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës në Beograd, Lulzim Halili ngarkohet me akuza për “organizimin dhe nxitjen e kryerjes së krimeve të luftës dhe gjenocidit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Duke qenë se tashmë është konfirmuar se ndaj Halilit është iniciuar procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të paraqesë menjëherë kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Lartë të Beogradit, Departamenti për Krime të Luftës, për ta vizituar atë në Qendrën e Paraburgimit të kësaj gjykate, ku po mbahet aktualisht.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastin dhe do të mbajë të informuar opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm.