Lajme

Mungon Rozeta Hajdari, dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin për rezervat shtetërore

 
   

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur sot seanca e shqyrtimi fillestar në rastin për rezervat shtetërore ndaj ministres në detyrë Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit Irfan Lipovica, drejtorit të Departamentit të Rezervave Shtetërore në këtë Ministri, Hafiz Gara dhe afaristit Ridvan Muharremi, ku dëmi i shkaktuar është afër 3 milionë euro.

Në mungesë të prezencës së ministres në detyrë, Rozeta Hajdari dhe mbrojtësit të të akuzuarit, Irfan Lipovicës, Feim Alaj ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin për rezervat shtetërore.

Në seacën e sotme prezente nuk ishin as përfaqësuesit e palës së dëmtuar nga Avokatura Shtetërore.

Aktakuza në këtë rast u ngrit nga Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 nëntor të këtij viti.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme