Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Municioni në Vallaq të Zveçanit, Arsenijeviq: Ajo që është gjetur nuk është e imja, nuk ka të bëj me mua

 
   

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq ka deklaruar se municioni i gjetur nga policia në fshatin Vallaq të Zveçanit, nuk ka të bëj fare me të.

Arsenijeviq në linjë direkte bëri të ditur se aktualisht nuk gjendet në shtetin e Kosovës.

“Unë të premtën kam qenë në seminar e të dielën i kam shkuar në vizitë familjes dhe më duhet t’i kryej edhe disa punë tjera.

Nuk jam në Kosovë. Jo, ajo që është gjetur nuk është e imja, as në pronën time, asgjë nga kjo nuk ka të bëj me mua. Sa jam i informuar, ajo që është gjetur, është gjetur në një hapsirë të hapur“, deklaroi ai.