Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Formimi rekord i institucioneve bëhet vetëm nëse përsëritet rezultati i vitit 2021

 
   

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se kjo parti e ka dëshmuar edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit se ka qenë e gatshme për koalicione.

Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë të interesuar të formojnë sa më shpejt institucionet e reja, por edhe të zbatojnë programin e tyre.

“Kemi dëshmuar edhe në legjislaturën shkurtër që ishte, këto 9 muaj ku u pamundësuar krijimi i institucioneve që kemi qenë të gatshëm edhe për koalicion edhe për kompromis sa i përket ndarjes së pushtetit. Ne e kemi një vizion edhe një program të cilin duam ta zbatojmë, sa i përket edhe kapjes së institucioneve shtetërore edhe kthimit në binarë të ndërmarrjeve e financave publike. Nuk duam të bëjmë koalicione të cilat do ta pamundësonin këtë mision. Jemi të interesuar që edhe ta zbatojmë programin, për në të njëjtën kohë t’i japim vendit institucione të qëndrueshme”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë se për t’u formuar institucionet në kohë rekorde si vitin 2021 duhet të përsëritet rezultati i ati viti.

“Garancia e vetme që ketë qeveri në afat rekord sic ka ndodhë në vitin 2021 është që të përsëritet ai rezultat. LVV i merr mbi 50%”, ka thënë ai.

LVV i kishte dërguar ftesë për koalicion LDK-së pas zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti, ftesë kjo e cila u refuzua nga partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje kishte tentuar edhe një marrëveshje me Nismën Socialdemokrate.