Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Komuna e Prishtinës ndaj tij, duke e quajtur veprimin e kryetarit Përparim Rama “marrëzi pa kufi” dhe pjesë të një fushate politike.
Në një reagim në Facebook, Murati tha se Rama nuk ka arritur ta miratojë buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor dhe po tenton t’ia atribuojë fajin të tjerëve përmes, siç u shpreh ai, “shfaqjeve me kallëzim penal”.
Postimi i plotë:
Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal.
Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë.
Siç edhe mund të shihet nga data, kallëzimi qenka bërë me datë 7 tetor, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dhe normalisht që aty ka qenë edhe qëllimi.
Tregoni dikush që është kry fushata. Tash do duhej me ju kthy punës

