Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati i përgjigjet Ramës: Lumiri si kryetar i LDK-së nesër e ka mundësinë bashkë me deputetët e tij me votu buxhetin e Prishtinës

 
   

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka reaguar sot pas postimit në Facebook të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ku ky i fundit ka kritikuar Qeverinë për alokimin e buxhetit të kryeqytetit për vitin 2025.

Në reagimin e tij, Murati i drejtohet Ramës duke thënë:

“Përparim, nëse qenka ashtu, atëherë Lumiri si kryetar i LDK-së nesër e ka mundësinë bashkë me deputetët e tij me votu buxhetin e Prishtinës dhe me mundësu alokimin e buxhetit të plotë për 2025”.

Postimi i plotë:

Përparim,

Nëse qenka ashtu, atëherë Lumiri si kryetar i LDK-së nesër e ka mundësinë bashkë me deputetët e tij me votu buxhetin e Prishtinës në seancë të Kuvendit, dhe me mundësu alokimin e buxhetit të plotë për 2025.

Kurse ti, nëse je kryetar i Prishtinës, së paku sillu si i tillë. Leje propagandën e çu kap puno najsen se ta murr uji qytetin.