Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati pas dështimit të seancës për formimin e Qeverisë ka deklaruar se opozita e ka një qëllim jo për përparim të vendit dhe zhvillim, por siç tha ai për kundërshtimet e tyre ndaj Kurtit.
Ai tha se këto gjëra që ndodhen sot në seancën për formimin e Qeverisë, janë për keqardhje.
“Është një opozitë e përbashkuar për një qëllim të vetëm, jo për një mirëqenie të qytetarëve, jo për përparim të vendit dhe zhvillim, por vetëm në kundërshtimin e tyre ndaj Kurtit, është tragjike dhe përkeqardhje dhe po besoj që qytetarët ta kenë parë dhe ta kenë vlerësuar këtë që ndodhi sot dhe ta kenë parasysh në zgjedhjet që po na presin”, ka deklaruar Murati pas dështimit të seancës për formimin e Qeverisë.

