Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati përdori ChatGPT për ta pyetur për buxhetin, reagon Rama: Qytetarët po i vuajnë pasojat, ti bën humor me ta

 
   

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, pas një postimi ironik të këtij të fundit, ku për të komentuar situatën përdori mjetin e inteligjencës artificiale ChatGPT.

Rama e akuzon Qeverinë e Kosovës për bllokimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës, duke theksuar se pasojat po i ndiejnë qytetarët, ndërsa zyrtarët qeveritarë, sipas tij, bëjnë humor në rrjete sociale.

“Hekuran, bravo! Qytetarët po i vuajnë pasojat, ndërsa ti bën humor me ta”, shkroi Rama në reagimin e tij publik.

Kryetari i kryeqytetit njoftoi gjithashtu se këtë shqetësim ia ka shprehur edhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë një takimi të fundit, duke i thënë hapur se Qeveria po bllokon punët në Prishtinë përmes mosmiratimit të mjeteve buxhetore.

Përplasjet mes nivelit qendror dhe atij lokal kanë qenë të shpeshta kohëve të fundit, ndërsa çështja e financimit të komunave vazhdon të jetë temë e debatit politik dhe publik.