Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Pyetni ata që s’po votojnë se ç’po bëjnë për ta ndryshuar këtë situatë

 
   

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se grupi i tij parlamentar po ndërmerr hapa konkretë për të ndryshuar situatën politike dhe institucionale në vend.

“Po marrim veprime duke votuar. Pyetni ata që nuk po votojnë se çfarë po bëjnë për ta ndryshuar këtë situatë”, tha Murati.

Ai shprehu shpresën se do të ketë ndryshime së shpejti, duke theksuar përkushtimin e vazhdueshëm për zgjidhjen e krizës.

Shpresojmë që do të ketë ndryshime. Ne për çdo të dytën ditën po hymë në Kuvend për konstituim”, tha Murati.