Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati shpreson që opozita ka reflektuar: Do të shohim për emrin e kandidatit

 
   

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shpreson që opozita të ketë reflektuar dhe t’I jepet shanse konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Duke mos përmendur ndonjë emër të kandidatit për kryetar të Kuvendit, Murati tha se do të shihet në vijim.

“Sot do ta shohim, tash jemi duke shkuar në grup parlamentar do ta shohim në vijim prapë shpresojmë që opozitat ketë reflektuar dhe t’i jepet shanse konstituimit të Kuvendit”, tha ai.

Pas 3 javësh, të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në seancën e 20 gushtit ashtu siç e kërkoi aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për bllokadën politike votimi për kryekuvendar u bë me votim të hapur, dhe Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra nuk mori 61 votat për tu zgjedhur në këtë pozitë.

Pas këtyre dy dështimeve kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari e ndërpreu seancën e cila do të vazhdoj sot nga ora 11:00.

Të hënën Gjykata Kushtetuese e publikoi aktvendimin për ngërçin politik, aktgjykim i cili përcakton një afat 30 ditor për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sipas po këtij aktgjykimi një kandidat apo kandidate nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Kosova më 9 shkurt të këtij viti mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.