Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murati: Zhbllokimi i situatës në dorë të opozitës

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati tha se kandidati për kryeparlamentar vazhdon të jetë Albulena Haxhiu.

I pyetur nëse kanë emra tjerë, ai tha se opozita e ka mundësinë që të zhbllokojë situatën.

Murati: Opozita vazhdon bllokadën për konstituimin e Kuvendit

“Partitë opozitare vazhdojnë bllokadën, apo taktikat e bllokimit në konstituimin e Kuvendit. Kushtetuta është mjaft e qartë, thotë se është e drejtë ekskluzive e partisë fituese që të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi… Kemi edhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë deputetët duhet të jenë prezentë dhe të votojnë. Është detyrë e të gjitha partive parlamentare të konstituojnë Kuvendin. Po të ishte që partia fituese duhet të sigurojë shumicën te kryetari i Kuvendit, do të bllokohej situate dhe konstituimi, se kjo i bie që partitë opozitare nuk do t’i kishin 61 vota për nënkryetarët”, tha ai.

Murati ka theksuar se, meqë është e qartë që opozita nuk ka ndërmend të ecë përpara, është e nevojshme që të ulen dhe të arrihet një konsensus politik për të zhbllokuar situatën.

Murati: Kandidati jonë vazhdon të jetë i njëjti

“Kandidati jonë vazhdon të jetë Albulena Haxhiu, kjo kandidate është propozim i partisë fituese, e cila është e drejtë ekskluzive që na garanton Kushtetuta … Meqenëse po shihet qartë që opozita nuk e ka ndërmend të ecin tutje, duhet të ulemi, siç u bë, po shihet që për çdo hap gjatë rrugës duhet të ketë konsensus politik, në mënyrë që të zhbllokohet procesi…Emri dhe propozimi i takon partisë fituese”, tha Murati