
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se LDK është shprehur kundër një koalicioni me LVV-në.
“Kjo është një fakt që dihet publiksiht nuk sheh të barabartë sheh vetëm të nënshtruar para tij”, tha ai.
Ai thotë se kanë kërkuar që: “që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK dhe të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin”.
“Kemi thënë se nësë ajo (LVV) do të dështojë , LDK nuk është për të bllokuar proceset, por kemi kërkuar që bashkëpunimi të ndërtohet në dy shtylla, kemi kërkuar që qeverinë e ardhshme ta ndërtojë LDK, jo për egon por për të pasur mundësinë që të zbatojë programin me të cilin garuar, dhe shtylla e dytë që të kemi një qeveri stabile për të zgjedhur presidentin, nuk qëndron fakti që LDK nuk është as-as , LDK është që me LVV-në të mos kemi koalicion, ndërsa me partitë tjerë nëse arrijmë që këto dy shtylla pastaj ofrohet mundësia që të disktuojmë për themelimin e qeverisë së radhës, nëse nuk arrin askush atëhërë Kushtetuta na jep zgjidhje për të shkuar në zgjedhjet e radhës”, tha ai në emisionin “Click”.