Aktuale

“Na u shua dera e shtëpisë” Grykshi i Madh i Peqinit në zi për tragjedinë e katërfishtë të familjes Kola, viktimat përcillen mes dhimbjes e lotëve në banesën e fundit

Dhimbja është e papërshkrueshme në Gryksh të Madh i Peqinit këtë të enjte.

familja kola peqin

Në çdo cep të fshatit ndihet heshtja e rëndë, lotët që nuk ndalen dhe zemrat e thyera për Artin, Jonidën, Hajdarin dhe Xhesikën Kola, familjen që u shua tragjikisht në Itali javën e kaluar, duke lënë pas një boshllëk që askush nuk di si ta mbushë.

 


 

familja kola

Të afërmit mezi gjejnë fjalë për të përshkruar atë që po përjetojnë, ndërsa sot (12 shkurt) i dhanë lamtumirën e fundit.

“Na iku një familje e tërë… Na u mbyll dera e shtëpisë,” thotë mes lotësh një nga familjarët. “Arti ishte shtylla e familjes, një jetë e tërë në emigrim pa mbushur ende 14 vjeç. Ishte njeri punëtor e i qetë. Jonida ishte zemra e shtëpisë. Fëmijët… ishin drita e syve të tyre. Si ta përballosh një dhimbje të tillë?”, shprehen ata.

ceremonia gryksh peqin familja Kola

Në oborrin e shtëpisë ku ishin mbledhur të afërmit, miqtë dhe me qindra e qindra bashkëfshatarë, drejtuesit e pushtetit vendor sot mbizotëronte zia.

Fqinjët qëndronin të heshtur, të mbledhur pranë njëri-tjetrit për të ndarë dhimbjen.

familja kola 1

“Nuk kemi parë kurrë një tragjedi të tillë. Është si të na jetë këputur një pjesë e shpirtit,” shprehet një fqinj i vjetër. “I njihnim prej vitesh. Ishin njerëz të thjeshtë, të dashur, që nuk i bënin keq askujt.”

Një tjetër banor shton:

“Fshati Gryksh i Madh sot është në zi. Nuk është vetëm dhimbja e familjes së tyre, është dhimbja e të gjithëve ne. Hajdari dhe Xhesika ishin fëmijë të mbarë, plot ëndrra. Nuk e besojmë ende që nuk do t’i shohim më”.

gryksh ceremonia

Lotët, përqafimet dhe fjalët e ngushëllimit nuk mjaftojnë për të lehtësuar plagën e hapur nga kjo tragjedi e katërfishtë.

“Kjo është një dhimbje që nuk kalon kurrë,” thotë një e afërme. “Do të jetojmë me kujtimin e tyre çdo ditë.”

ceremonia7

Grykshi i Madh sot nuk është  një fshat në zi, është një komunitet i tërë i bashkuar në dhimbje, që përkulet me respekt para kujtimit të një familjeje që u nda nga jeta tragjikisht në dhe të huaj ,shumë herët, duke lënë pas mall, trishtim dhe një plagë që nuk do shërohet kurrë.

ceremonia gryksh peqin6

Ajo do të mbetet gjatë në zemrat e të gjithëve si një nga tragjeditë që lëndoi gjithkënd këndej e andej përtej detit.

ceremonia3

ceremonia2

ceremonia peqin kola

Të Ngjashme