Aktuale

Nafta arrin ‘majat’ që nga nisja e luftës, Bordi i Transparencës rrit çmimin, ja sa do tregtohet sot

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe ka pësuar një rritje me 15 lekë. Duke nisur nga sot, nafta nuk do të tregtohet më shumë se 218 lekë/litri, nga 203 lekë/litri që po tregtohej aktualisht. Ky është çmimi më i lartë që arrin nafta që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, benzina pëson një rritje me 6 lekë. Nga sot do të tregtohet me 181 lekë nga 175 lekë që po tregtohej.

Çmimet e reja tavan kanë hyrë në fuqi nga sot në orën 10:30.

Njoftimi i plote

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 169 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Mars ora 10.30 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Të Ngjashme