Lajme

Nagavci: Mbështesim amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli, ftoj deputetët t’i votojnë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka shprehur mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.

Përmes një reagimi publik, Nagavci tha se votimi i këtyre amendamenteve do të ndikonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të presidentit.

Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, pavarësisht përkatësisë politike, që të mbështesin dhe të votojnë këto ndryshime kushtetuese.

Sipas Nagavcit, miratimi i amendamenteve është në interes të qytetarëve dhe të zhvillimit demokratik të vendit.

Postimi i plotë:

Shprehim mbështetjen e plotë për amendamentet kushtetuese të përcjella sot nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli. Votimi i këtyre amendamenteve do të kontribuonte në forcimin e stabilitetit institucional dhe në rritjen e legjitimitetit demokratik të institucionit të Presidentit. Ftoj të gjithë deputetët e partive politike që të mbështesin dhe të votojnë këto amendamente kushtetuese në interes të qytetarëve dhe të demokracisë në vend.

Të Ngjashme