Aktuale

NAMI NË ELBASAN/ Pamjet me DRON të Ditës së Verës në qytetin e festës (FOTO+VIDEO)

Elbasani edhe këtë vit është kthyer në kryeqendrën e festimeve të Ditës së Verës, mes ballakumeve tradicionale, atmosferës festive dhe koncerteve, duke bërë që qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por edhe turistë të huaj t’i bashkohen kësaj atmosfere festive.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Elbasanit, i cili është shndërruar në një skenë të madhe feste me koncerte, ekspozita, panaire, aktivitete për fëmijë dhe evente sportive.

Festimet për Ditën e Verës në Elbasan këtë vit kanë nisur zyrtarisht më 9 mars, duke sjellë një nga agjendat më të pasura dhe më argëtuese të aktiviteteve për qytetarët dhe vizitorët.

Dita tradicionale e festës sjell një program spektakolar nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Karnavalet e Ditës së Verës në sheshin “Gensher” hapën ditën me paradë dhe ngjyra festive.

NAMI NË ELBASAN/ Pamjet me DRON të Ditës së Verës

Ndërsa Panairi i Zejtarisë vazhdon gjatë ditës me produkte artizanale dhe traditë vendase.

Po ashtu në sheshin “Gensher” do të zhvillohet eventi “Miss Lulja e Verës”, ndërsa aktiviteti “100 vjet Elbasan” do të organizohet në Lulishten e Trëndafilave, duke sjell një moment simbolik për historinë e qytetit.

Eventi rinor “Summer Day Go Wild” shton energjinë dhe atmosferën festive në qytet.
Festimet do të kulmojnë me koncertin e madh festiv në sheshin “Gensher”, me artistët MC Kresha, Lyrical Son, Lorenc Hasrama, Anxhela Peristeri dhe DJ NOIIAN.

NAMI NË ELBASAN/ Pamjet me DRON të Ditës së Verës

Dita e Verës është një nga festat më të vjetra pagane shqiptare, me rrënjë që shtrihen thellë në lashtësi. Origjina e saj lidhet me kultin e natyrës dhe festimin e rikthimit të diellit pas dimrit të ftohtë. Kjo festë, e cila dikur kremtohej vetëm në Elbasan, sot është bërë një simbol kombëtar i pranverës dhe gëzimit.

Në Elbasan, qendra tradicionale e festimeve, Dita e Verës ruan ende zakonet e vjetra si përgatitja e ballakumes, një ëmbëlsirë tradicionale e bërë me miell misri, sheqer dhe gjalpë. Familjet mblidhen së bashku, shtëpitë hapin dyert për miqtë dhe qyteti mbushet me muzikë, vallëzime dhe panaire.

Nga një festë e vogël lokale, sot Dita e Verës është bërë një nga festat më të mëdha të vendit, ku Elbasani kthehet në kryeqendrën e gëzimit dhe mikpritjes. Ky qytet e ka bërë festën një pjesë të pandashme të identitetit të tij, duke ruajtur traditën dhe duke e përcjellë atë brez pas brezi.

Të Ngjashme