Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nata do të jetë shumë e dhimbshme për armiqtë”, kërcënimi i ushtrisë iraniane

Ushtria iraniane ka paralajmëruar  sulme të reja ndaj Izraelit.

Në një postim të bërë në X ata kanë postuar një fotografi  me mbishkrimin “Nata do të jetë shumë e dhimbshme për armiqtë”.

Izraeli dhe Irani kanë hyrë në ditën e tretë të sulmeve reciproke.

Izraeli ka nisur të premten sulmet ndaj Iranit duke goditur objektet bërthamore dhe ushtarake.

Qindra njerëz kanë mbetur të vrarë nga dy vendet si pasojë e luftimeve.