Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për zgjatjen e mandatit të EUFOR-it në Bosnjë e Hercegovinë edhe për një vit tjetër.
Në një deklaratë të publikuar sot në X, Hart e cilësoi vendimin si një hap të rëndësishëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Mirëpresim vendimin e sotëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zgjatur mandatin e EUFOR-it për një vit tjetër. Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet NATO-s dhe BE-së është kyç për sigurinë në Bosnjë e Hercegovinë dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Hart. /teve1.info/
Welcome today’s decision by the #UN Security Council to extend @euforbih mandate for another year. Close @NATO – #EU cooperation is key to security in 🇧🇦 & stability in the Western Balkans
— NATO Spokesperson (@NATOpress) October 31, 2025
Tags: Allison HartBosnje e HercegovinëEUFOR

