NATO ka thënë se iniciativa më re PEARL, nga marrëveshja mes sekretarit gjeneral dhe presidentit Trump më 14 korri po lëvizën shumë shpejt, dhe deri sot janë mbledhur 4 miliardë dollarë në katër muaj dhe janë në proces për të dërguar 8 pako në vlerë me pajisje amerikane të rëndësishme për Ukrainën.
“Ne pako përfshihen dronet mbrojtës për Ukrainën, qe sipas NATO-s, qielli ne Ukrainë behet me i mbrojtur nga sulmet e Rusisë, dmth, janë dronë pengues, dhe ndalojnë sulmet nga predhat e Rusisë”, u tha në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, raporton Tëvë1.
Sipas NATO-s, këto pajisje ndihmojnë Ukrainën të mbajë qiellin mbi vete të sigurt, të mbrohet nga sulmet me dronë dhe predha, të mbrojë infrastrukturën energjetike me Rusinë që provon ta bëjë këtë dimër më të vështirin duke sulmuar nënstacionet energjetike, dhe sigurisht ndihmon forcat e armatosura të Ukrainës të mbrojnë vijën e frontit.
“Si për çdo aleat, përkrahja për Ukrainën mbetet e dyfishtë, për të vendosur Ukrainën në pozitë dominuese në fushëbetejë dhe për t’i bërë presion Rusisë të angazhohet në bisedime paqësore. PEARL përçon sinjal të qartë që ne si aleatë nuk dorëzohemi dhe jemi të përkushtuar plotësisht ndaj Ukrainës. Pra PEARL i përgjigjet kërkesave urgjente të Ukrainës, dhe DECOM e NSATU merren me procesin e realizimit të kësaj. Pra, pakot PEARL përmbajnë forcë të veçantë ajrore, përfshirë predhat Patriot, sistemet Heimar, municion, dhe janë thelbësore në vazhdimin e luftës nga ana e Ukrainës në këta katër muajt e fundit, dhe vazhdojnë të jenë gjersa ata shohin para”, u tha në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO -s.

