Lajme

Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

 
   

Presidenti i Polonisë, Kaorl Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni.

Përmes platformës “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.

Postimi:

“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti.

Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën,” ka deklaruar zyrtari polak në një reagim publik.

 Image
 Postimi 
 

 
 
 
 

 

Të Ngjashme