Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nawrocki-Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

 
   

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka falënderuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për mesazhin e urimit me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale në Poloni.

Përmes një postimi nëplatformën “X”, presidenti polak është shprehur për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe të turizmit mes Polonisë dhe Kosovës.

“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti.

Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën”, ka deklaruar presidenti polak.