Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndahet nga jeta gazetarja pejane, Mirlinda Imami

 
   

Në moshën 49 vjeçare, ka ndërruar jetë në Stamboll të Turqisë, ku edhe jetonte me familjen e saj, pejanja Mirlinda Imami, autore e emisioneve argëtuese e motivuese ‘Qejfi më i madh se Stambolli’.

Mirlinda Imami, në rininë e saj, gjatë viteve të 90-ta, ishte një nga figurat ikonike të qytetit të Pejës, e njohur për inkorporimin e frymës moderne europiane tek rinia qytetare, shkruan Njëshi.

Në rrethin e saj të gjërë shoqëror, për kohën, Linda Imami, shquhej për guximin dhe temperamentin që e dallonte nga gjenerata e saj, me vendosmërinë për ti bërë gjërat ndryshe.

Virtyt që e karakterizonte për ta bërë dallimin nga brezi i bashkëkohanikëve të saj, ishte gatishmëria për ndërmarrësi dhe dashuria për të tjerët.

E ndjera, prej muajsh u diagnostifikua nga sëmundja e rëndë ndërsa nga muaji korrik i këtij viti po trajtohej në qendrat më të njohura spitalore të Turqisë, shteti ku ajo kishte ndërtuar familjen e saj.

Më 14 Gusht, Imami, kishte konfirmuar sëmundjen e rëndë në rrjetet sociale, ku me pak rreshta dhe shumë optimizëm kishte treguar se po kryente trajtime mjekësore.

E ndjera, pas vetës ka lënë bashkëshortin turk dhe dy fëmijët, (vajzë dhe djal).

Lajmin për vdekjen e saj, e kanë bërë publik, familja e ngushtë e saj në Pejë.