Sot u bënë 27 vjet nga Masakra e Izbicës, njëra ndër më të rëndat që kreu Serbia në Kosovë.
Numri 147 u formua nga qirinjtë e ndezur në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj për nder të viktimave të kësaj masakre.
Ndërkohë sot gjatë ditës qytetarë të shumtë dhe figura politike të Partisë Demokratike të Kosovës ishin të pranishëm në organizimin përkujtues për të nderuar viktimat.
