
Në fshatin Pemishtë, në nderim të jetës dhe veprës të ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zeqir Loshi, u përurua pllaka përkujtimore. Ky fshat ka dhënë dëshmorë e martirë në luftën për liri.
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Zeqir Loshit dhe të rënëve të tjerë ,në këtë përurim morën pjesë ish luftëtarë të UÇK-së, veteran, familjar të dëshmorëve e përfaqësues të institucioneve.
“Po shënojmë, po e vejmë një pjesë të historisë e cila do t’u rrëfejë për brezat e ardhshëm, gjeneratave të reja se angazhimi, sakrifica për liri është kontribut i veprimtarëve të paepur të çështjes kombëtare siç ishte baca Zeq”, tha Fadil Nura, kryetar Skenderajt.
“Ne duhet të kujtojmë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët krah për krah me dëshmorët e kombit luftuan dhe mbrojtën për të quar amanetin e tyre deri në fund”, tha Ali Nimanaj, nënkryetar i Istogut.
“Po e përurojmë këtë pllakë përkujtimore në nderim të birit tonë, vëllait, mikut dhe bashkëluftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Zeqir Loshi. Kjo pllakë nuk është thjesht një gurë dhe shkrim, ajo është një kujtesë, është një amanet, është shenjë që kontributi i tij dhe I gjithë atyre që dhanë jetën për liri nuk harrohet kurrë”, tha familjari Arben Loshi.
Në nderim të jetës dhe veprës së Zeqir Loshit dhe të rënëve të tjerë kjo ceremoni u përmbyllë më këngë me motive patriotike