Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërrimi i motmoteve, pa borë

 
   

Gjatë ditës së sotme temperaturat luhateshin nga -8 deri në 1 gradë celsius. Ndërsa ndërrimi i motmoteve këtë herë pritet të vijë pa reshje bore. Kurse temperaturat e ulëta paralajmërojnë ardhjen e pamjeve tradicionale të festave, thonë zyrtarë nga Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

“Dita e nesërmen do të jetë afërsisht e ngjashme me temperatura të cilat gjatë natës do të ulen në -7, -8 gradë celsius kurse gjatë ditës do të jenë rreth 0 gradë celsius, reshjet e shiut pastaj reshjet e borës parashihen që të vijnë ditën e dytë të vitit d.m.th më 2 janar parashihet që vendi ynë të parashihet nga masat e lagshta të ajrit të cilat vijnë nga pjesa veriore veriperëndimore e vendit”, tha Besim Aliu nga IHMK.

Ciklonet të cilat janë parashikuar edhe më herët të vorbullave polare, do të sjellin reshje, shton Aliu.

“Zakonisht moti në Kosovë varet nga aktiviteti i kësaj vorbulle ajo nga aktivitetin e vete po  e ka më vonë kështu që reshje bore jo që do të kemi vetëm nga data 2 por do të kemi edhe ditë tjera të muajit janar”, tha ai.

Ditët në vijim do ta sjellin dimrin me reshje bore, ndërsa sugjerohet kujdes i  shtuar në trafik si rezultat i temperaturave  të ulëta gjatë shumicës së ditëve të muajit janar dhe ngricave, thonë zyrtarë të Institutit hidrometeorologjik të Kosovës.