Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ndërron jetë i moshuari që u godit nga vetura në Prishtinë

Një 87-vjeçar ka ndërruar jetë në QKUK disa ditë pas një aksidenti që ndodhi në rrugën “Taulantia” në Prishtinë.

Aksidenti kishte ndodhur më 13 prill 2025, kur një veturë e tipit BMW, e drejtuar nga një 37-vjeçar, gjatë një lëvizjeje prapa në mënyrë të pasigurt, kishte goditur këmbësorin.

Sinjali mëson se i ndjeri tashmë është Rrahman Hyseni, rreth 87-vjeçar.

Viktima kishte pësuar lëndime të rënda në këmbën e majtë dhe në kokë, për çka ishte dërguar për trajtim në QKUK. Fatkeqësisht, pas disa ditësh në spital, sot ai ndërroi jetë.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar kishte udhëzuar që i dyshuari të lirohej në procedurë të rregullt, ndërsa me kërkesë të familjes, trupi i pajetë nuk është dërguar për obduksion dhe do të varroset sipas riteve fetare.

Hetimet për këtë aksident me pasojë vdekjen e këmbësorit janë duke vazhduar.