Lajme

Ndërron jetë ish-pjesëtari i UÇK-së Ali Qerim Ngucati

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtar i lartë Ali Qerim Ngucati, i sistemuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqve, shokëve si dhe bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lart kontributin dhe shërbimin e tij me nder e dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun.

Për varrimin dhe homazhet do të njoftohet me kohë, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Njoftimi

Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, zyrtar i lartë Ali Qerim Ngucati, i sistemuar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqve, shokëve si dhe bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat për atdheun!

Për varrimin dhe homazhet do të njoftoheni me kohë.

Të Ngjashme