Lajme

“Ndëshkoni Serbinë”/ Opinonisti flet për thirrjen e Kurtit: Ky është paralajmërimi i fortë për ‘rrezikun’ ndaj Kosovës!

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se stërvitjet e ushtrisë serbe me helikopterë dhe parashutistë disa metra larg kufirit me Kosovën, sipas tij, përbëjnë shfaqje të rrezikshme të agresionit.

Në mbledhjen e pestë të qeverisë, Kurti tha se kjo shfaqje bëhet edhe më e rrezikshme kur kuptohet se njësia që po ushtronte afër Kosovës, siç tha shefi i qeverisë, është e njëjta që ka trajnuar kryekriminelin Milan Radoiçiq.

“Jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë në zonat e banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit, fare pranë kufirit me Republikën e Kosovës”.

Kurti shtoi se me këto lëvizje si dhe me blerjen e raketave nga Kina, sipas tij, Serbia përdor ushtrinë si një mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm.

Po ashtu, Kurti i bëri thirrje botës demokratike që të marrin masa dhe ta ndëshkojnë Serbinë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur opinonisti Dedë Preqi.

Opinionisti thotë se paralajmërimet e Albin Kurti mund të duken si nxitje paniku, por sipas tij kërcënimi nga Serbia është real dhe i qëllimshëm.

Image
Dedë Preqi

Ai gjithashtu thekson se Aleksandar Vuçiq dhe Serbia ende mbajnë aspirata për Kosovën, por nuk do të kenë sukses sepse ajo tashmë është shtet i pavarur dhe sovran.

Mund të polemizohet në një mënyrë thirrja e kryeministrit Kurti, duke tërhequr vëmendjen e popullatës së vet se po bëhët panik, por duhet të mirret parasysh, se Serbia, me lëvizjet dhe stërvitjet e armatës së vet serbe për rreth kufirit me Kosovën, i bënë me qëllim dhe plan të caktuar, duke e kërcënuar drejtpërsëdrejti Kosovën.

Vuçiqi dhe Serbia, sikur nuk e kanë të qartë se Kosova, nuk është më nën thundrën e kësaj egërsire, dhe Kosova, është shtet demokratik e sovran, por ëndërra e këtij miti dhe mentaliteti serb akoma nuk është shuar për ripushtimin e këtij vendi, duke provuar ta pushtojë veriun e saj nga toka, pastaj nga uji dhe tani nga ajri, por për fat të keq të saj, dështon dhe do të dështojë përherë”, u shpreh ai.

Opinionisti thekson se thirrja e Albin Kurti për të ndëshkuar Serbia është e justifikuar për shkak të rrezikut që paraqesin veprimet e saj ushtarake dhe tensionet që krijojnë tek popullata.

Ai shton se, pavarësisht lehtësirave që Kosova u ka dhënë serbëve lokalë dhe mbështetjes nga Bashkimi Evropian, Serbia vazhdon t’i kundërshtojë këto hapa dhe të nxisë protesta.

“Prandaj, thirrja e kryeministrit Kurti, që ua bënë ndërkombëtarëve “ndëshkoni Serbinë” është një thirrje serioze, e cila e ka peshën e vet shumë domethënëse, para së gjithash, skenat e tilla të stërvitjeve me parashutistë dhe helikopterë luftarak përgjatë kufirit dhe zonave të Kosovës, paraqet rrezik, por edhe shqetësim dhe frikë ndaj kësaj popullate.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti, vendosi lehtësira të veçanta për komunitetin serb, për ata qytetar që nuk janë të paisur deri më tani me dokumentacionin përkatës të Republikës së Kosovës, që jeta dhe integrimi i tyre do gjejë përmbushjen e vet, por ashtu edhe format e sjelljes së këtij komuniteti do duhej të qojnë drejt nevojës për një të ardhme më të mirë.

Mirëpo, si thojnë një fjale, e mira nuk kthehet me të mirë, kur kjo mirësjellje dhe lehtësirë nuk mirëpritet nga qeveria e Serbisë, e cila i organizon «veglat» e saj serbe, që të protestojnë me slloganin e tyre si gjithëherë «Për Kosovën dhe Metohinë serbe», duke kundërshtuar një ligj të tillë, edhe pse këtë hap e mirëpriti BE-ja, duke organizuar një takim sa më të shpejtë të marrëveshjeve në mes këtyre dy qeverive në Bruksel”, shpejgon opinonsti.

Duke vazhduar tutje Preqi kundërshton ekspertët që e minimizojnë rrezikun, duke theksuar se pavarësisht pranisë së KFOR dhe NATO, veprimet e Serbia mbeten kërcënuese.

Ai shton se thirrja e Albin Kurti është një paralajmërim i nevojshëm dhe në kohën e duhur për të parandaluar një përshkallëzim të mundshëm.

Disa ekspert të sigurisë thojnë opinionet e tyre çoroditëse, se stërvitjet e armatës së Serbisë, zhvillohen brenda teritorit të vet dhe se nuk paraqesin ndonjë shqetësim apo rrezik, kur në Kosovë, ekziston edhe KFOR-i, nën kuadrin e NATO-s, që nënkupton sigurinë dhe stabilitetin e këtij vendi, poashtu Kosova, i ka edhe forcat e veta ushtarake dhe policore, që ka mbrojte dhe siguri në vetëvete.

Kjo mënyrë e të menduari shprehet së pari në besimin në vetëvete dhe pastaj edhe në besimin e miqëve tanë në krye me SHBA-të, që nënkupton mbrojtje dhe siguri, duke u nisur nga logjika e vepres dhe e natyrës njerëzore të këtij vendi, si një mik i përhershëm dhe i përkushtuar ndaj Kosovës.

Prandaj, thirrja e kryeministrit Kurti, drejtuar ndërkombëtarëve, është një paraljamërim serioz dhe pikërisht në çastin e nevojshëm para ndonjë shpërthimi të mundshëm të këtij manevrimi të armatës serbe, politikës së Vuçiqit dhe Serbisë, ndaj Kosovës”, thekson ai.

Në fund, opinonisti nënvizon që Serbia, përmes provokimeve dhe stërvitjeve pranë kufirit, tregon se nuk ka qëllime paqësore ndaj Kosovës.

Ai shton se mungesa e ndëshkimit nga ndërkombëtarët, sidomos SHBA dhe Bashkimi Evropian, vetëm sa e inkurajon Serbinë të vazhdojë me këto politika.

Serbia dhe politika e saj me këto sjellje dhe provokime, vetë fakti tregon se nuk dëshiron të krijojë marrëdhënie paqësore me Kosovën, dhe sikur nuk kishte ndonjë vend tjetër ku do ti zhvillojë këto stërvitje ushtarake, të cilat gjithherë i bënë në kufi me Kosovën, duke nënkuptuar qartë, jo vetëm si një gjykim, por thjeshtë përshkrimin e një fakti, Serbia, me këto lëvizje ushtarake dhe paramilitare nuk ka qëllime të mira ndaj Kosovës.

Dhe mos ndëshkimi i Serbisë, nga Bashkësia Ndërkombëtare në krye me SHBA-të, për krimet dhe gjenocidet që shkakëtoi në veçanti gjatë periudhës së fundit në Bosnje dhe Kosovë, dhe e cila nuk është ndalur me plane dhe pretendime të tjera, përkundrazi, e kemi gjithnjë më të qartë se epoka e sotme moderne do e gënjejë vetën, nëse nuk ndëshkohet krimi i kësaj «shtrige» të vjetër, në Ballkan, apo në vend të këtij ndëshkimi, do fitohet bindja e këtij opinioni ndërkombëtarë, duke e «ledhatuar» dhe privilegjuar në një mënyrë, apo për t’a futur këtë vend sa më parë në familjen Evropiane”, përfundoi opinonisti Dedë Preqi për “Bota sot”.

Të Ngjashme