
Kosova shënon sot 26-vjetorin e çlirimit nga regjimi serb, një nga ditët më të rëndësishme në historinë e saj të re.
Në këtë përvjetor, në emisionin “Ora 7”, ka folur Isak Berisha, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ka rrëfyer momentet kur qyteti i Prizrenit u çlirua.
Berisha e përshkroi atë ditë si të paharrueshme dhe emocionale për të.
“Ndjenjë e papërshkrueshme… në atë moment një turmë qytetarësh që ishin strehuar, për një çast dolën në sheshin e Shatërvanit. Ishte e papërshkrueshme, se menduam që Prizreni është zbrazur, por kishin qëndruar jashtëzakonisht shumë qytetarë dhe na pritën me buzëqeshje, me një krenari… s’mund ta përshkruaj, një gëzim i papërshkrueshëm”, tha ai.