“Sot lindi djali ynë. Me krenari i dhamë emrin e madh Skënder Gashi Një emër që do të vazhdojë të jetojë në familjen tonë. Qofsh me jetë të gjatë, Skënder!”. Ky është shkrimi i ilustruar dhe me foton e djalit të sapo lindur që ka publikuar në rrjetin e tij social facebook Valmir Gashi, djali i heroit të Kosovës Skënder Gashi. Valmiri tashmë është bërë baba dhe e veçanta e emrin që sapo e kamë pagëzuar djalin është se e kanë quajtur në emrin e gjyshit të ndjerë, heroit Skënder Gashi.
Kujtojmë që heroi Skënder Gani Gashi ishte nga Sapniqi i Rahovecit. Ai lindi e u rrit në një familje të madhe atdhetare me kulturë e tradita shqiptare që përcillen nder breza , jetoi një jetë që flet vetëm për nder, sakrificë dhe atdhedashuri. Ai kaloi një pjesë të jetës në mërgim në Austri, por kur atdheu e thirri në vitin 1998, u kthye pa hezitim në Kosovë për t’iu bashkuar luftës çlirimtare.
Luftoi me trimëri në shumë beteja, duke dëshmuar guxim dhe përkushtim të rrallë. Ishte komandant i kompanisë së parë në brigaden 124 Gani Paqarrizi. Pas përfundimit të luftës, shërbeu si major në TMK, në batalionin e logjistikës, duke vazhduar kontributin për vendin edhe në paqe.

Familja e heroit Skënder Gashi
Por fati i tij ishte tragjik pasi në vitin 2000, ai ra dëshmor, i vrarë pas shpine nga një dorë tinzare – një humbje e madhe për familjen, shokët dhe gjithë ata që e njohën si luftëtar të paepur.
E sot, emri i tij rikthehet përsëri në familje. Një jetë e re ka ardhur në këtë botë, nipi i Skenderit qe trashegoi emrin e madh Skender Gashi , si një vazhdim i gjakut, i nderit dhe i historisë që nuk shuhet kurrë. Ne i urojmë Skënderit të vogël të rritet i lumtur dhe i bukur ai prindërit e tij dhe të bëhet një trim si emri që ai tashmë ka.

Heroi Skënder Gashi
