Aktuale

Në gjendje të rënduar psikologjike, burri i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia

Një 76-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër pasi dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Salo Halili”. Shtetasi me inicialet A. Sh., 76 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është hedhur nga lartësia, duke gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para procedurale.

Është bërë këqyrja e zonës, janë marrë dëshmi nga persona që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe janë siguruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit.

Të Ngjashme