Ditët e fundit situata raportohet të jetë më qetë në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë.
Megjithatë, mërgimtarët po presin më shumë në pikën Kufitare në Jarinjë, ku aty kolona është gjysmë kilometri dhe pritjet janë deri në 50 minuta.
Te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë pritjet janë deri në 15 minuta.

Pikat kufitare
Pikat tjera kufitare raportohet të jenë më qetë me pritje të zakonshme 5 minuta.

