Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Në labirintin e bllokadës – Sot përpjekja e 28-të në kërkim të konstituimit

 
   

Sot pritet të mbahet përpjekja e 28-të për zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, sinjal për zgjidhje të ngërçit nuk ka.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndonëse ajo nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme në asnjë nga përpjekjet e mëparshme.

Nga ana tjetër, partitë opozitare mbesin të palëkundura në qëndrimin se Haxhiu “nuk është figurë konsensuale” dhe kanë bërë të ditur se do të mbështesnin kandidatë tjerë të pranueshëm nga VV-ja, nëse kjo e fundit do të shfaqte gatishmëri për të lëvizur nga pozicioni aktual.

Por partia fituese vazhdon të theksojë të drejtën e saj për të propozuar kandidatin si subjekti i parë.

Ndërkohë, seancat e shkurtra që mbahen çdo 48 orë, të cilat nuk zgjasin më shumë se disa minuta, po shoqërohen me pagesa të rregullta për deputetët, një fakt që ka shtuar zemërimin e qytetarëve.

Deputetët pritet të mblidhen sërish të shtunën. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pas përpjekjes së fundit të pasuksesshme, njoftoi: “Takohemi përsëri më 7 qershor në ora 11:00.”